Mancini do të largohet nga posti i trajnerit të Italisë pas Botërorit

  • G.G /
  • 02 February 2021 - 16:13
Mancini do të largohet nga posti i trajnerit të Italisë pas Botërorit

Selektori i Italisë, Roberto Mancini ka njoftuar se ai do të tërhiqet nga ky post pas Kupës së Botës 2022 në Katar dhe sugjeroi tre emra për ta zëvendësuar atë.

Ai ka ndihmuar “Azzurri” të ringjallin pozicionin e tyre në futbollin evropian dhe të kualifikohen në Euro 2020 me 10 fitore nga 10 takimet në fazën e grupeve.

Trajneri ka bërë të ditur se ai dëshiron një kthim në ndonjë klub pas Kupës së Botës në 2022.

“Unë nuk do të jem më trajner i ekipit kombëtar pas Kupës së Botës në Katar 2022. Unë do të kthehem si trajneri i ndonjë klubi.”

Gjatë intervistës, Mancini foli për kandidatët për ta pasuar atë dhe përmendi Massimiliano Allegri, Carlo Ancelotti dhe Gian Piero Gasperini. 

(Kosova Sot Online)