Juventusi ka nisur bisedimet për Sørlothin

  • A.P /
  • 04 June 2026 - 14:30
Juventusi ka nisur bisedimet për Sørlothin

Juventusi i ka nisur lëvizjet për ta rindërtuar repartin ofanziv për sezonin e ardhshëm.

Sipas raportimeve nga Italia, Bardhezinjtë i kanë hapur negociatat me sulmuesin e Atletico Madridit, Alexander Sørloth, për t’i diskutuar kushtet personale të një transferimi të mundshëm

Sulmuesi norvegjez, 30 vjeç, e zhvilloi një sezon pozitiv me skuadrën madrilene duke i realizuar 20 gola në 54 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Ai ishte transferuar te Atletico nga Villarreali në verën e vitit 2024 dhe vazhdon të mbetet një nga emrat më të kërkuar në tregun e transferimeve.

Ndërkohë, Juventusi është i gatshëm të dëgjojë oferta për Loïs Opendan.

Sulmuesi belg nuk arriti të bindë gjatë aventurës së tij në Torino dhe mund të largohet pas vetëm një sezoni.

Interes për të kanë shfaqur disa klube, me Nottingham Forest që konsiderohet një nga kandidatët më seriozë për ta transferuar.

Drejtuesit e Juventusit po e planifikojnë një revolucion në sulm, pasi edhe e ardhmja e disa lojtarëve të tjerë mbetet e paqartë.

Në këtë kuadër, Sørloth shihet si një nga objektivat kryesorë për të udhëhequr repartin ofanziv në sezonin e ri. 

(Kosova Sot Online)