U përjashtua me të kuq dhe shkaktoi penallti, Bednarek: Martial e pranoi se nuk ishte ndërhyrje e palejuar

  • S.A /
  • 03 February 2021 - 10:55
U përjashtua me të kuq dhe shkaktoi penallti, Bednarek: Martial e pranoi se nuk ishte ndërhyrje e palejuar

Jan Bednarek ishte njëri nga futbollistët e Southamptonit që u përjashtua me karton të kuq në ndeshjen kundër Manchester Unitedit në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq e shkatërruan skuadrën kundërshtare duke e mposhtur me rezultat 9-0, mirëpo mysafirët luajtën me një lojtar më pak nga minuta e dytë (pas përjashtimit të Alexandre Jankewitz me karton të kuq), derisa në minutën e 86-të u përjashtua edhe Bednarek dhe u akordua penallti për vendasit.

Mbrojtësi polak ka treguar se Anthony Martial i kishte thënë se nuk ka qenë ndërhyrje e palejuar, përkundër se gjyqtari Mike Dean vendosi ndryshe pas shikimit të xhirimeve. Duke shkuar drejt tunelit pas përjashtimit, Bednarek është dëgjuar duke thënë: “Martial tha se nuk ishte ndërhyrje e palejuar!”.

Ai ka marrë mbështetje edhe nga ekspertët e futbollit, ish-futbollistët e shndërruar në analistë, Michael Owen dhe Peter Crouch, të cilët kanë theksuar se nuk ishte penallti.

(Kosova Sot Online )