PSG fiton, por mbetet në vendin e tretë

  • A.P /
  • 03 February 2021 - 23:26
PSG fiton, por mbetet në vendin e tretë

Paris Saint-Germain ka fituar kundër skuadrës se fundit në tabelë Nimes kurse tani ka vetëm 3 pikë më pak se lideri i Ligue 1, Lille. Di Maria, Sarabia dhe Kylian Mbappe shënuan në këtë ndeshje për PSG

PSG ka fituar për të pasur vetëm 3 pikë më pak se Lille që është në vendin e parë të Ligue 1.

Goli i parë erdhi në minutën e 18 të ndeshjes ku Di Maria arrin që të dalë përpara dhe të shënoi gol të bukur.

Sarabia do të shënonte në minutën e 36-të dhe në këtë gol prapë kishte dorë Di Maria, i cili ishte në rolin e asistentit.

Në pjesën e dytë PSG do të shënonte Kylian Mbappe në minutën e 68-të për t’i dhënë fund me fitore këtij takimi.

PSG kështu i kthehet fitoreve pas humbjes në vikend kundër Lorientit 3-2 derisa tani ka 48 pikë. 

(Kosova Sot Online)