Merakosen fansat: Taulant Xhaka i nënshtrohet një operacioni, ja gjendja shëndetësore

  • G.G /
  • 04 February 2021 - 07:56
Merakosen fansat: Taulant Xhaka i nënshtrohet një operacioni, ja gjendja shëndetësore

Futbollisti i mirënjohur Taulant Xhaka i është nënshtruar së fundmi një operacioni, ndërsa këtë lajm e ka bërë të ditur vetë ai.

Xhaka ka ndarë një foto nga dhoma e spitalit, duke merakosur fansat e tij. Mirëpo, futbollisti është munduar t’i qetësojë duke treguar se operacioni kishte përfunduar me sukses dhe gjithçka kishte shkuar mirë.

“Operacioni shkoi mirë. Faleminderit për mesazhet. Do kthehem më i fortë”, ka shkruar Taulanti krahas postimit.

Mirëpo, futbollisti nuk e ka treguar për çfarë operacioni bëhej fjalë, ndërkohë që ka marrë edhe mbështetjen e madhe e urimet e ngrohta të ndjekësve të tij.

Në muajin mars të vitit që lamë pas, Taulant Xhaka u bë baba për herë të parë.

Në jetë ka ardhur një vogëlush, të cilin çifti e ka pagëzuar me emrin Klevis.

Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë futbollisti nëpërmjet një postimi në Instagram ku zbulon edhe foton e shkrepur në maternitet.

“Mirë se erdhe engjëlli im i vogël. Mami dhe babi të duan në pafundësi”, shkruante futbollisti në foton e ëmbël.

Kujtojmë se Taulanti dhe Arbnora u celebruan në janar të vitit që lamë pas, 7 muaj pas propozimit romantik.

https://www.instagram.com/p/CK1RbYEA0MM/?utm_source=ig_embed

(Kosova Sot Online)