Alexis dhe Vidal mungojnë në ndeshjen kthyese të Kupës së Italisë kundër Juventusit

  • S.A /
  • 05 February 2021 - 08:58
Alexis dhe Vidal mungojnë në ndeshjen kthyese të Kupës së Italisë kundër Juventusit

Alexis Sanchez dhe Arturo Vidal janë pezulluar nga ndeshja kthyese gjysmëfinale e Kupës së Italisë ndërmjet Juventusit dhe Interit. Dy kilianët kanë marrë numrin e caktuar të kartonëve të kuq që aktivizojnë suspendimin automatik, ashtu që do të mungojnë në udhëtimin e të martës mbrëma në Allianz Stadium.

Në ndërkohë, në dispozicion të Antonio Contes janë Romelu Lukaku dhe Achraf Hakimi, të cilët munguan në sfidën e parë. Juventusi fitoi me rezultat 2-1 në sfidën e parë në Giuseppe Meazza falë dygolëshit të Cristiano Ronaldos. Zonja e Vjetër ka një epërsi të konsiderueshme para ndeshjes së kthimit, të cilën e zhvillon në stadiumin e vet. 

(Kosova Sot Online )