Chelsea nis punën për ta kthyer Hazardin në Angli

  • S.A /
  • 05 February 2021 - 09:07
Chelsea nis punën për ta kthyer Hazardin në Angli

“Blutë” e Londrës e duan Eden Hazardin. Eden Hazard po vuan në Real Madrid. Belgu është larg atij Hazardit të Chelseat që kur u transferua në “Santiago Bernabeu”. Fajin për këtë e kanë dëmtimet e shpeshta që nuk po e lënë rehat as këtë sezon.

Tashmë raportohet se në verën e vitit 2021, nuk përjashtohet mundësia që Hazard t’i thotë lamtumirë Realit.

Sipas “DefensaCentral”, Chelsea është duke hartuar një plan që ta kthejë në Londër 30-vjeçarin.

Edhe Reali vështirë se do të refuzojë diçka të tillë nëse vjen oferta e duhur, pasi fokusi tani është te Kylian Mbappe. Reali e do francezin dhe ka zëra se do të bëjë ofertë zyrtare gjatë verës.

(Kosova Sot Online )