Tuchel ua jep meritat lojtarëve: Fitorja ndaj Tottenham nuk ishte çështje e taktikave të mia

  • S.A /
  • 05 February 2021 - 09:49
Tuchel ua jep meritat lojtarëve: Fitorja ndaj Tottenham nuk ishte çështje e taktikave të mia

Thomas Tuchel nuk i ka marrë meritat për fitoren e Chelsean ndaj Tottenham Hotspur në derbin e të enjtes mbrëma në Londër. Trajneri i ri i Bluve ka zgjedhur t’i lavdërojë lojtarët e tij për vendosmërinë për të nxjerrë rezultat pozitiv në triumfin prej 1-0. Prej se mori drejtimin e skuadrës pas shkarkimit të Frank Lampard, strategu gjerman ka regjistruar një barazim dhe dy fitore. “Nuk është çështje e metodave të mia. Jam i kënaqur me qasjen, skuadrën, potencialin. Janë djem të mirë, është një grup i mirë dhe janë të hapur”.

“Është kënaqësi të jem rreth tyre. Kemi mbështetje të madhe në gjithë klubin. Ishte një fillim i shpejtë, por i lehtë, sepse ndihem shumë i mirëpritur. U mbrojtëm aktivisht dhe ishim të guximshëm”, ka thënë Tuchel në konferencën pas ndeshjes. Chelsea kaloi në epërsi me golin e Jorginhos nga pika e bardhë dhe e mbajti këtë avantazh deri në fund të takimit. 

(Kosova Sot Online )