Milan fiton dhe rimerr kreun në Serie A

  • A.P /
  • 07 February 2021 - 17:20
Milan fiton dhe rimerr kreun në Serie A

Milan ka shënuar fitore prej 4-0 sonte në San Siro kundër Crotones. Dy gola të Ibrahimovic dhe dy të Rebic bën që Milan ta rimerr kreun në Serie A, pasi që dje Interi kishte fituar kundër Fiorentinës

AC Milan është përsëri në krye të Serie A.

Kuqezinjtë e kanë deklasuar sonte në shtëpi skuadrën e Crotones me rezultat 4-0 për t’u rikthyer kështu në vendin e parë të Serie A me 49 pikë, dy më shumë se rivalët e tyre të qytetit Inter.

Pjesa e parë nisi më mirë për Milanin të cilët kishin kontrollin në pjesën më të madhe të ndeshjes.

Sfida u zhbllokua në minutën e 30 kur Rafael Leao do të bënte një pasim për Ibrahimovic kurse ky do të shënonte.

Me rezultat minimal përfundoi edhe pjesa e parë.

Milan e nisi mirë edhe pjesën e dytë ku po ashtu e kontrollonte këtë takim.

Ata arritën që brenda 6 minutave të shënojnë 3 gola.

Ibrahimovic do të shënonte golin e dytë për Milanin në minutën e 64-të te takimit derisa 3 minuta më vonë Rebic do të shënonte edhe dy gola të tjerë, një në minutën e 69-të dhe një tjetër në minutën e 70-të.

  

Minutat e mbetur të ndeshjes ishin më shumë për statistika derisa Milan do të arrinte fitoren e 15 këtë sezon, kurse në tabelë ka 49 pikë, dy më shumë se Interi që është në vendin e dytë. 

(Kosova Sot Online)