Chelsea kërkon 40 milionë funte për Barkley

  • A.P /
  • 08 February 2021 - 23:54
Chelsea kërkon 40 milionë funte për Barkley

Chelsea duket se e ka në shitje mesfushorin e saj Ross Barkley

Blutë e kanë huazuar për këtë sezon Barkleyn në Aston Villa, ku ai ka pasur paraqitje të mira.

Por, në afatin e verës, skuadra londineze dëshiron që ta shesë atë.

Sipas portalit 90min, Chelsea është duke kërkuar 40 milionë funte për atë skuadër që e dëshiron Ross Barkleyn.

Mesfushori anglez, që po luan mjaft mirë si i huazuar te Aston Villa mund ta vazhdojë karrierën edhe te kjo skuadër.

Sipas kësaj media, Dean Smith dëshiron që 27 vjeçari të qëndrojë në skuadrën nga West Midlands. 

(Kosova Sot Online)