Manchester United kualifikohet në çerekfinale të FA CUP

  • A.P /
  • 09 February 2021 - 23:27
Manchester United kualifikohet në çerekfinale të FA CUP

Manchester United ka eliminuar me rezultat të ngushtë West Hamin 1-0 për t’u kualifikuar në çerekfinale të FA Cup. Për këtë fitore të United u deshën të luhen 120 minuta lojë pasi që koha e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 0-0

Manchester United është kualifikuar me plotë meritë në çerekfinale të FA Cup në Angli pasi që e ka mposhtur West Hamin, në një ndeshje që e ka dominuar që nga fillimi i saj.

Rasti i parë për Djajtë e Kuq ishte në minutën e 16-të kur Mason Greenwood humbi një shanse të mirë për shënim ku goditja e tij me kokë përfundojë mbi portë.

Van de Beek do të kishte një mundësi ideale për të shënuar në minutën e 28 pas një super krosimi nga goditja nga këndi e Lindelof por portieri bëri një superpritje në këtë rast.

Me këto dy raste përfundojë edhe pjesa e parë me rezultat 0-0.

Në pjesën e dytë Rashford do të lansonte një goditje të fortë në minutën e 53-të por Fabianski e priti atë.

Deri në fund të ndeshjes, edhe pse pati afër 14 tentime, United nuk arriti që të shënojë gol dhe ndeshja shkojë me vazhdime.

Scott McTominay ishte hero i kësaj ndeshje pasi që shënoi gol në minutën e 98-të pas një asistimi perfekt të Rashford.

West Ham arriti të jetë i rrezikshëm vetëm në minutën e 115 të kësaj ndeshje ku Benrahma goditi me kokë por portieri Henderson bëri një pritje brilante.

Kjo fitore e dërgon Unitedin në çerekfinale të FA Cup në Angli.

(Kosova Sot Online)