Thiago i dëshpëruar me PSG-në: Meritoja më shumë respekt, nuk më thanë as ‘a pranon të luash me 1 euro?’

  • S.A /
  • 10 February 2021 - 09:14
Thiago i dëshpëruar me PSG-në: Meritoja më shumë respekt, nuk më thanë as ‘a pranon të luash me 1 euro?’

Thiago Silva në verë la Paris Saint Germain pas 8 sezonesh për t’u transferuar te Chelsea në Premier League.

Aktualisht mbrojtësi brazilian tashmë 36-vjeçar është i lumtur te Blutë e Londrës, por në një intervistë Thiago është rikthyer të flasë për PSG-në dhe rinovimin e mundshëm të kontratës me kampionët e Francës, duke zbuluar se drejtuesit e PSG-ë e trajtuan shumë keq si atë ashtu edhe Edinson Cavanin duke mos u bërë asnjë ofertë për zgjatjen e bashkëpunimit.

“PSG nuk më ofroi asgjë. Ata nuk më thanë as: Thiago, a pranon të luash me ne me 1 euro? Absolutisht asgjë. Unë meritoja më shumë respekt. E njëjta gjë ndodhi edhe me Edinson Cavanin“, deklaroi ish-kapiteni i PSG-së.

Silva ka bërë 315 paraqitje me fanellën e Parisit, ka shënuar 17 gola.

(Kosova Sot Online )