U nda me të më 2 shkurt, gjendet e vdekur ish e dashura e mbrojtësit të Bayernit

  • S.A /
  • 10 February 2021 - 15:07
U nda me të më 2 shkurt, gjendet e vdekur ish e dashura e mbrojtësit të Bayernit

Lajm tragjik për mbrojtësin e Bayernit të Mynihut Jerome Boateng. Ish-e dashura e tij, Kasia Lenhardt, u gjet e vdekur në apartamentin e saj në Berlin. Trupi i vajzës, e cila ishte vetëm 25 vjeçe, u gjet i pajetë nga policia. Jerome dhe Kasia u ndanë më 2 shkurt, lajm që e dha vetë futbollisti në Instagram:

“Siç është shkruar në media, i kam dhënë fund marrëdhënies me Kasia Lenhardt. Tani e tutje ne do të shohim secili punën e vet. Është për të ardhur keq, por për familjen time dhe për mua është e vetmja zgjidhje. Duhej ta bëja këtë hap. u kërkoj falje të gjithë atyre që i lëndova sidomos ish-të dashurës sime, Rebecca, dhe fëmijëve tanë. Edhe unë jam i zhgënjyer nga vetja. Një burrë duhet të marrë përgjegjësinë dhe të veprojë në interes të familjes së tij dhe unë po e bëj tani. Kasias i uroj më të mirën.”

Kasia Lenhardt u bë e famshme në vitin 2012 pas pjesëmarrjes së saj në shfaqjen televizive në Gjermani “Next Top Model”.

Lajmin tragjik të vdekjes së saj e konfirmoi kolegia modele, Sara Kulka, e cila në Instagram komentoo:

“Pushofsh në paqe! Ti person i mrekullueshëm, më mungon dhe do të doja të të thosha lamtumirë. Shpresoj ta gjesh paqen tënde tani dhe e vërteta të dalë në shesh. Nuk do të të harroj kurrë, nuk njoh njeri që mund të qeshë si ti.”

 (Kosova Sot Online )