Istogu e dërgon në shtëpi Gjilanin – Feronikeli, ’89-shi dhe A&N kualifikohen në çerekfinale!

  • S.A /
  • 10 February 2021 - 15:17
Istogu e dërgon në shtëpi Gjilanin – Feronikeli, ’89-shi dhe A&N kualifikohen në çerekfinale!

Istogu e ka surprizuar Gjilanin pretentente për ta fituar Kupën e Kosovës, derisa ka eleminuar në 1/8 e finales, pasi që e ka mposhtur në shtëpi 2-0.

Trepça ’89 e ka marrë biletën për në ¼ e finales, derisa e ka mposhtur me lehtësi në shtëpi Ferizajn 4-0.

A&N minimalisht, por me shumë sukses ka arritur ta eleminojë Flamurtarin në këtë faze të garave, pasi që e mposhti në shtëpi me rezultat minimal 1-0.

Minimalisht, por shumë me rëndësi ka qenë edhe fitorja e Feronikelit në udhëtim te Arbëria, derisa skuadra e Klodian Duros vazhdon rrugëtimin drejt Kupës së Kosovës.

(Kosova Sot Online )