Nëse Hysaj u zëvendësua shkaku i dëmtimit, përse u desh ta injorojë Rrahmanin?

  • S.A /
  • 11 February 2021 - 16:54
Nëse Hysaj u zëvendësua shkaku i dëmtimit, përse u desh ta injorojë Rrahmanin?

Vazhdon të komentohet episodi që ndodhi mes Amir Rrahmanit dhe Elseid Hysajt.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare nuk ia dhuroi dorën atij të Kombëtares së Kosovës, teksa po largohej nga fusha në fund të pjesës së parë në ndeshjen mes Atalantës dhe Napolit.

Përveç kritikave, kishte nga ata edhe që e arsyetuan Hysajn, me pretekstin se ishte i nervozuar për largimin nga loja.

Por, zëvendësimi i mbrojtësit shqiptar me Mario Ruin nuk kishte të bënte me një zgjedhje teknike të trajnerit Gennaro Gattuso, por me një dëmtim muskulor të pësuar nga Hysaj të cilin e ka bërë të ditur vetë klubi i kaltër gjatë ditës së sotme.

Meqë zëvendësimi ishte i detyruar, përse Hysaj u desh ta injorojë në atë mënyrë Rrahmanin? Kjo është pyetja që ende s’ka marrë përgjigje, derisa aludohet për marrëdhënie të acaruara mes tyre.

(Kosova Sot Online )