Bonucci: Përplasja Conte-Agnelli ishte “tepër e keqe”

  • G.G /
  • 12 February 2021 - 07:44
Bonucci: Përplasja Conte-Agnelli ishte “tepër e keqe”

Leonardo Bonucci ka pranuar se përplasja në mes të Antonio Contes dhe Andrea Agnellit “ishte e keqe” por ka insistuar se këto gjëra mund të ndodhin në futboll

Conte ia tregoi drejtorit të Juventusit gishtin e mesit gjatë pushimit të pjesës së parë në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Italisë në mes të Bardhezinjve dhe Zikaltërve me Agnellin i cili e fyeu atë pas ndeshjes.

“Pak ka për të shtuar, imazhet flasin qartë. Çfarë ndodhi ishte një gjë e keqe por nuk jam unë për të gjykuar dhe për të treguar se pse ndodhi”, tha Bonucci për Sky Sport Italia.

“Ne gjithmonë duhet të jemi model, por ndonjëherë gjendemi në situata jo të mira”, vazhdoi ai.

“Kur luani, ndonjëherë nuk mendoni për ambientin që ju rrethon. Tensioni mund të bëj që të silleni ndryshe nga ajo çfarë ju jeni”.

“Kjo përforcohet edhe më shumë nga fakti që stadiumet janë të thata dhe mikrofonat mund të incizojnë edhe një teshtimë të një lojtari”.

“Ne duhet që t’i flasim më zë të vogël, unë e sfidoj këdo që të shmanget nga tensionet në vendin e tyre të punës, qoftë në fushë të futbollit apo në zyrë”.

“Ne jemi qenie njerëzore. Ne përpiqemi që të jemi role model, por në disa situata dalim nga kontrolli. Me stadiumet plot kjo nuk vërehet, ne duhet tani që të jemi më të kujdesshme por asgjë nuk është e re në këtë aspekt”

(Kosova Sot Online)