PSG fiton dhe merr primatin në tabelë

  • A.P /
  • 13 February 2021 - 19:11
PSG fiton dhe merr primatin në tabelë

PSG vuan por në fund merr fitoren ndaj Nice, duke u ngjitur përkohësisht në krye të Ligue 1.

Skuadra e drejtuar nga Pochettino triumfoi 2-1 në “Parc des Princes”, edhe pse mungonin ndër të tjerë edhe emra të rëndësishëm si Di Maria, Verrati dhe Neymar.

Golin e parë parizienët e shënuan me Julian Draxler në minutën e 22-të, por me fillimin e pjesës së dytë miqtë nga Nice barazuan me Rony Lopes.

Vetëm çerek orë më vonë, Moise Kean, i shërbyer nga Icardi, realizoi për 2-1, rezultat që mbeti në fuqi deri në fund, duke sanksionuar suksesin e PSG-së.

Nuk arrin të lërë gjurmë në këtë sfidë Kylian Mbappe, i cili madje u ndëshkua me karton të verdhë pak para fundit të sfidës.

Ndërkohë Nice ishte e pafat në minutën e 61-të, teksa traversa i mohoi golin futbollistit Amine Gouiri.

(Kosova Sot Online)