Reali përgatit ofertë të ‘çmendur’ për Haaland, i ofron 90 milionë euro Dortmundit dhe një futbollist

  • S.A /
  • 14 February 2021 - 16:18
Reali përgatit ofertë të ‘çmendur’ për Haaland, i ofron 90 milionë euro Dortmundit dhe një futbollist

Erling Haaland mund të largohet nga Borussia Dortmundi gjatë afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi norvegjez është një nga lojtarët më të kërkuar në Evropë, me klubet e mëdha që po ‘çmenden’ për ta pasur në radhët e veta.

Real Madridi mbetet skuadra favorite për të siguruar shërbimet e Haaland, me Los Blancos që janë në kërkim të një sulmuesi.Sipas asaj që ka raportuar mediumi spanjoll ‘ABC.es’, Real Madridi ka përgatitur një ofertë të lartë për yllin norvegjez.

‘Mbretërit’ janë të gatshëm të ofrojnë te Dortmundi 90 milionë euro për lojtarin, plus një futbollist.

Kampioni në fuqi i Spanjës përveç 90 milionëve, do t’i lejoj Dortmundit të zgjedh njërin mes sulmuesve Luka Jovic ose Mariano Diaz.Dortmund mund të kënaqet nga kjo ofertë, pasi nga vera e vitit 2022 aktivizohet klauzola e Haaland që e lejon largimin e tij nga BVB për 70 milionë euro.

Kjo është oferta më e lartë deri më tani, duke marrë parasysh që të dy sulmuesit e Realit kanë një vlerë mbi 30 milionë.Chelsea, Manchester City, Manchester United, Paris Saint Germain e Barcelona gjithashtu janë në garë për sulmuesin.20-vjeçari këtë edicion në 23 ndeshje zyrtare ka realizuar 23 gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë. 

(Kosova Sot Online )