Enis Bardhi e ndal Atleticon, gëzon Real Madridin

  • A.P /
  • 17 February 2021 - 21:05
Enis Bardhi e ndal Atleticon, gëzon Real Madridin

Vetëm një pikë për Atleticon në udhëtim te Levante, ndeshje e mbetur në La Liga.

Është ngushtuar diferenca në renditjen e La Ligës.

Atletico ka gabuar në udhëtim te Levante, duke barazuar 1-1.

Enis Bardhi bëri një paraqitje fantastike duke ndihmuar në njfarë mënyre Realin, që tani është gjashtë pikë prapa Atleticos.

Golin për Atletin e shënoi Marcos Llorente.

Atletico tani ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar, nëse e fiton, do të shkojë në nëntë pikë diferencë me Realin.

(Kosova Sot Online)