Majlinda Kelmendi e Bronztë në Tel Aviv të Izraelit

  • A.P /
  • 18 February 2021 - 17:22
Majlinda Kelmendi e Bronztë në Tel Aviv të Izraelit

Majlinda Kelmendi e ka fituar edhe një medalje tjetër të rëndësishme në xhudon ndërkombëtare.

Xhudistja kosovare është stolisur me medaljen e bronztë pasi përfundoi e treta në kategorinë deri në 52 kg në Grand Sallamin që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.

Majlinda Kelmendi në luftë për medalje të bronztë duhej të luftonte me belgen, Charline Van Snick, por nuk u paraqit për shkak të një dëmtimi dhe Kelmendi fitoi me ippon.

Kampionia olimpike nga Peja nuk arriti të luftë për medaljen e artë pasi në gjysmëfinale u eliminua nga britanikja, Chelsie Giles.

Paraprakisht Majlinda ka fituar me Ippon kundër gjermanes Annika Wurfel e po ashtu përballë ruses, Alesya Kuznetsova.

Të premten në Tel Aviv do të garojnë edhe Akil Gjakova e Laura Fazliu.

Kjo garë është e vlefshme për pikë olimpike. 

(Kosova Sot Online)