Messi e luajti ndeshjen e fundit me Barçën në Champions në Camp Nou

  • A.P /
  • 18 February 2021 - 19:09
Messi e luajti ndeshjen e fundit me Barçën në Champions në Camp Nou

Ndeshja me Paris Saint-Germain, në “Parc des Princes”, që pritet të sanksionojë kualifikimin e parizienëve në fazën çerekfinale të Championsit, do të jetë e fundit për Lionel Messin me fanellën e Barcelonës në këtë kompeticion.

I këtij mendimi është një legjende e “blaugranave”, si Rivaldo, i cili është shprehur se “nuk ka qoftë një lojtar të Barçës, që beson në përmbysjen e rezultatit.”

Braziliani beson fuqimisht se pas këtij dështimi të ri në Europë, Messi do të largohet nga Barça në fund të sezonit:

“Kjo sfidë kundër PSG-së do të mbetet, sipas të gjitha gjasave, ndeshja e fundit e Messit në Ligën e Kampionëve me Barcelonën në “Camp Nou”. Barcelona nuk mund t’i ofrojë Messit mundësi reale për të fituar ndonjë titull të rëndësishëm. E ardhmja e tij do të jetë te PSG, aq më tepër duke parë formën që tregoi kampionia e Francës në “Camp Nou”. Është një ekip që mund t’i japë mundësinë për të fituar trofe të tjerë.”

Braziliani e shfajësoi Messin për humbjen e thellë në “Camp Nou”:

“Ai është mbi tridhjetë vjeç dhe po merr ende përgjegjësinë e ekipit. Dhe për ta mbyllur, mënyra se si u largua Luiz Suarezi, ish-partneri i tij te Barcelona, i ka lënë një shije shumë të keqe, aq më tepër që uruguajani është sulmuesi me më shumë gola aktualisht në La Liga.”

Rivaldo nuk e fajësoi trajnerin e Barçës, Koeman për rezultatet e dobëta.

“Kjo tregon se Barcelona nuk ka skuadër. Nuk mund të bësh asgjë kur nuk ke futbollistët e duhur. E kundërta ndodh me PSG, që luajti pa Neymarin dhe Di Marían dhe, prapëseprapë, kishte një skuadër shumë të fortë në fushë.”

Rivaldo gjithashtu i doli në mbrojtje Koemanit, i cili mori kritika për aktivizimin e Piquese, që vinte pas një dëmtimit të rëndë.

“Kam lexuar kritika ndaj Koeman për aktivizimin e Piquésë. Si nuk mund të bësh ndryshe, nëse nuk ke lojtarë të mirë në atë!”

Ish-lojtari “blaugrana” fajësoi drejtpërdrejt ish-drejtuesit për dështimin dhe doli hapur ë mbështetje të Joan Laportas në zgjedhjet presidenciale.

“Po, e deklaroj publikisht se mbështes Joan Laportan, sepse besoj se klubit i duhet figura e një presidenti të fortë dhe të aftë.”

(Kosova Sot Online)