Pavarësisht barazimit në Europa League, Pioli thotë se Milani është gati për derbin me Interin

  • A.P /
  • 18 February 2021 - 22:10
Pavarësisht barazimit në Europa League, Pioli thotë se Milani është gati për derbin me Interin

Stefano Pioli foli për Sky Sport në fund të ndeshjes së barazuar ndaj Crvena Zvezda në Beograd.

Një koment mbi këtë ndeshje pas gabimit ndaj Spezias?

“Ishte ndeshja e duhur për të rifilluar nëse merrnim fitoren, e cila pothuajse u arrit. Ne nuk e shfrytëzuam në maksimum epërsinë numerike, mund të kishim shënuar golin e tretë dhe mbi të gjitha nuk duhet të pësonim një barazim. Por 2-2 mbetet një rezultat i mirë përsa i përket ndeshjes së dytë, duke qenë se luajmë në shtëpi dhe është pozitive”.

A mund të ketë skorje përpara derbit pas këtij barazimi?

“Nuk është çështje humbjeje, por duhet të analizojmë ndeshjet tona dhe të rrisim nivelin e paraqitjeve tona, sepse arrin një moment i rëndësishëm i sezonit tonë. Ne mund të bëjmë më mirë”.

Si duket Bennacer?

“Pika me të vërtetë e dhimbshme e mbrëmjes është rënia e Bennacer. Ai ndjeu diçka, ky është një aspekt negativ i mbrëmjes së sotme. Na vjen keq për të pasi do të duhet të ndalet përsëri”.

Çfarë momenti është ky për Milanin? A ka ndonjë shenjë rënie?

“Ne duhet të bëjmë një vlerësim të gjerë. Kishim një periudhë me shumë dëmtime dhe prandaj ata që duhej të luanin shpesh, u sforcuan shumë. Tani duhet të rikthehen në gjendje ata që u dëmtuan dhe të shërohen mirë ata që luajtën shumë më herët, por fizikisht jemi mirë”.

“Ne nuk fituam sot sepse nuk kishim personalitetin për të shënuar golin e tretë”.

Çfarë ka Milani më shumë se Interi dhe çfarë ka Interi më shumë se Milani?

“Kohët e fundit ka pasur shumë gola në derbi me ndeshje të ekuilibruara. Mendoj se kësaj here skuadra që pëson më pak gola mund të fitojë. Ne dhe Interi jemi afër për nga niveli dhe afër për renditjen. Derbi arrin në kohën e duhur, ne jemi gati”.


(Kosova Sot Online)