Arsenali pa takat në sfidën e parë, gjithçka vendoset në “Emirates”

  • A.P /
  • 18 February 2021 - 23:00
Arsenali pa takat në sfidën e parë, gjithçka vendoset në “Emirates”

Çështja e kualifikuesit në fazën tjetër të Europa League mes Benficas dhe Arsenalit do të vendoset në Emirates.

Sfida e parë në Portugali është mbyllur 1-1 me Arsenalin që u mundua me të gjitha mënyrat që të fitojë dhe të kryejë gjysmën e punës sonte, por pa sukses.

“Topçinjtë” e pan veten në disavantazh, në minutën e 55-të, vendasit fituan një penallti të cilën e konkretizoi në gol Pizzi.

Por, gëzimi i tyre zgjati shkurt, Saka shënoi për 1-1 në minutën e 57-të të ndeshjes dhe ky rezultat mbeti deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit. Sfida e kthimit do të zhvillohet javën e ardhshme në stadiumin Emirates. 

(Kosova Sot Online)