Shpërndarësi i picave futet në stadium në ndeshjen e Evropa Ligës, mbetet i hutuar

  • A.P /
  • 19 February 2021 - 18:07
Shpërndarësi i picave futet në stadium në ndeshjen e Evropa Ligës, mbetet i hutuar

Një episod tejet i veçantë është regjistruar në ndeshjen e Ligës së Europës, mes skuadrës së Molde dhe Hofenheimit, e cila u mbyll në një barazim spektakolar 3-3.

Gjatë ndeshjes, kamerat kanë kapur një moment të veçantë, kur një shpërndarës picash është futur në stadium, për të dorëzuar porosinë e tij.

Shpërndarësi futet në stadium dhe në atë moment shikon i hutuar rreth e përqark dhe nuk dinte ku ta dërgonte.

(Kosova Sot Online)