Java e 23-të historike për Serie A, 10 ndeshjet në orare të ndryshme

  • A.P /
  • 19 February 2021 - 19:27
Java e 23-të historike për Serie A, 10 ndeshjet në orare të ndryshme

Java e 23-të e Serisë A është raundi i parë në histori që planifikohet me 10 ndeshje që fillojnë në orare të ndryshme nga njëra-tjetra.

Ndeshjet zhvillohen nga Fiorentina-Siena në 18:30 të premten deri te Juventus-Crotone të hënën në 20:45.

Është një rekord i ri për futbollin italian, i cili tradicionalisht i kishte të gjitha ndeshjet në orën 15:00 me kohën lokale të dielën, por filloi t’i përhapte ato me ardhjen e televizionit me pagesë për shikim.

Kjo nuk është teknikisht hera e parë që të gjitha ndeshjet fillojnë në kohë të ndryshme, siç kishte ndodhur tashmë në sezonin 2019-20 kur disa ndeshje ishin luajtur para bllokimit dhe të tjera më pas.

Sidoqoftë, kjo ishte për shkak të një situate emergjente (COVID-19) që detyroi lojërat të shtyheshin.

Java e 23-të është hera e parë që Serie A ka organizuar 10 ndeshje në 10 orare të ndryshme për një raund të vetëm. 


(Kosova Sot Online)