Rebic me gjest fantastik para duelit me Interin

  • A.P /
  • 21 February 2021 - 13:45
Rebic me gjest fantastik para duelit me Interin

Sulmuesi i Milanit, Ante Rebic, ishte protagonisti i një gjesti të bukur ditën e premte.

Ai dhuroi 10.000 euro për zgjerimin dhe ndërtimin e një objekti të ri për rehabilitimin dhe edukimin e fëmijëve në Slavonski Brod, qyteti i tij i lindjes në Kroaci.

Falë këtij veprimi të mrekullueshëm, drejtori i “Golden Sequein” donte të falënderonte kroatin duke postuar edhe një letër publike ku thuhej:

“E falënderojmë Ante Rebiçin për këtë gjest të mrekullueshëm dhe për mbështetjen e madhe financiare që na ka dhënë. Faleminderit gjithashtu për priftërinjtë tanë dalmatë, miqtë e Rebiçit që na rekomanduan tek ai. Më pas, qyteti Slavonski Brod u bashkua me aksionin, kështu që ne mund të vazhdonim me punën e filluar vitin e kaluar”.

Kjo nuk është hera e parë që Rebiç shquhet edhe jashtë fushe. Kujtojmë se disa vite më parë, teksa luante te Frankfurti, ai mori përsipër të shlyente të gjitha borxhet e një fshati në Kroaci.

(Kosova Sot Online)