Manchester City i shkon Arsenalit, në kërkim të fitores së 18-të radhazi

  • A.P /
  • 21 February 2021 - 16:58
Manchester City i shkon Arsenalit, në kërkim të fitores së 18-të radhazi

Manchester City do ta vizitojë Arsenalin, në kërkim të një ecurie rekorde prej 18 fitoreve radhazi në Premierligë.

Takimi i javës së 25-të mes liderit dhe topçinjve zhvillohet në Emirates, me fillim në orën 17:30.

Skuadra e Pep Guardiolës e ka mposhtur Arsenalin e Mikel Artetës në shtatë ndeshjet e fundit në Premierligë.

Arsenali e ka fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat dhe një lëshim tjetër ndaj liderit do t’ia shuajë shpresat për top katërshe.

City synon ta rrisë në 10 pikë epërsinë ndaj vendit të dytë, Leicester City, dhe 13 ndaj rivalit Manchester United në vendin e tretë.

Tani për tani, Arsenali ngel nëntë pikë larg top katërshes.

Arteta i ka besuar Granit Xhakës një vend titullar si gjithmonë edhe në këtë takim.

(Kosova Sot Online)