Premierliga rikthen tifozët në stadiume në maj

  • A.P /
  • 22 February 2021 - 20:51
Premierliga rikthen tifozët në stadiume në maj

Tifozët do të lejohen të kthehen në stadiume nga maji, duke sjellë një perspektivë reale të një vere të duhur sporti.

Kryeministri britanik, Boris Johnson konfirmoi se dyert për tifozë do të rihapen nga 17 maj pasi u mbyllën për herë të dytë në dhjetor.

Kjo nënkupton që ndeshjet e mëdha do zhvillohen me 10 mijë tifozë, pra rreth 25 për qind e stadiumit.

Fillimisht, Premierliga kishte hapur dyert për tifozët në numër të reduktuar, por ato u mbyllën në dhjetor pasi filloi rritja e madhe e rasteve me koronavirus. 

(Kosova Sot Online)