Barcelona parakalohet edhe nga Sevilla

  • A.P /
  • 22 February 2021 - 23:15
Barcelona parakalohet edhe nga Sevilla

Sevilla nuk e la t’i shpëtonte mundësia për t’u ngjitur në vendin e tretë në La Liga pas barazimit të papritur të Barcelonës përballë Cadizit. Skuadra andaluze fitoi 0-2 në Pampolona ndaj Osasunas, duke zhvendosur katalanët në vendin e katërt.

Skuadra e drejtuar nga Julen Lopetegui realizoi nga një gol në çdo pjesë, për të marrë maksimumin e pikëve përballë një kundërshtari që kishte ecuri mjaft pozitive në sfidat e fundit.

Golin e parë të Sevillas e realizoi Diego Carlos në minutën e 19-të, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë tundi rrjetën holandezi Luk de Jong. Përpjekjet e Osaunas në minutat në vazhdim nuk patën rezultat, kështu që Sevilla iu gëzua suksesit, që e rendit pas Real Madridit.

(Kosova Sot Online)