Lazio publikon listën e lojtarëve të ftuar ndaj Bayernit, përfshihen Muriqi e Strakosha

  • S.A /
  • 23 February 2021 - 15:58
Lazio publikon listën e lojtarëve të ftuar ndaj Bayernit, përfshihen Muriqi e Strakosha

Lazio do të përballet sonte me Bayern Munichun në kuadër të fazës së parë eliminatore në Champions League.

Klubi italian ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për këtë ndeshje mjaft të rëndësishme.

Pjesë e kësaj liste është edhe sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi dhe portieri shqiptar, Thomas Strakosha.

Mbetet të shihet nëse Inzaghi do t’u japë mundësi dy futbollistëve shqiptarë në këtë ndeshje të rëndësisë së madhe.

Që nga 24 janari, Thomas Strakosha nuk ka luajtur për Lazion, pasi ishte i lënduar.

Ndërkohë, Muriqi ka pasur vazhdimisht minuta ndeshjeve të fundit, por duke hyrë vetëm si zëvendësues.

Image

(Kosova Sot Online  )