Pas 6 muajve Zaniolo rikthehet në stërvitje

  • A.P /
  • 23 February 2021 - 17:14
Pas 6 muajve Zaniolo rikthehet në stërvitje

Futbollisti i talentuar i Romës, Nicolo Zaniolo është rikthyer në stërvitje gjatë ditës së sotme.

Ai ishte i lënduar që nga 7 shtatori i vitit të kaluar, ndërsa muajin e shkuar u infektua edhe me koronavirus.

Megjithatë, kjo tashmë ka kaluar dhe Zaniolo pritet shumë shpejtë të jetë në dispozicionin e Fonsecas.

Nga ajo çfarë po raportohet në mediat italiane, Zaniolo mund të zbresë në fushë më 11 prill, në ndeshjen që Roma do ta luajë ndaj Bolognas. 


(Kosova Sot Online)