Futbollisti i Atalantas vdes nga kanceri

  • A.P /
  • 23 February 2021 - 17:27
Futbollisti i Atalantas vdes nga kanceri

Pas një beteje të gjatë kundër kancerit, futbollisti i Atalantas, Willy Ta Bi ndërroi jetë në moshën 21 vjeç këtë mëngjes.

Ish kampioni Primavera nga Bregu i Fildishtë vdiq nga kanceri që i kishte sulmuar mëlçinë.

Në muajt e fundit, mesfushori i ri ishte kthyer në vendlindjen e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi italian përmes profilit të tyre në rrjetin social, Twitter.

(Kosova Sot Online)