“Mbappe apo Haaland? Problemi është se nesër asnjëri s’mund të na ndihmojë”

  • A.P /
  • 23 February 2021 - 19:01
“Mbappe apo Haaland? Problemi është se nesër asnjëri s’mund të na ndihmojë”

Erling Haaland dhe Kylian Mbappe janë dyshja që lidhen me një transferim te Real Madridi.

Se kë do ta preferonte në skuadër, është pyetur edhe Toni Kroos, që pasditen ë së martës doli në konferencë në Bergamo bashkë me Zinedine Zidane para ndeshjes me Atalantës në Ligën e Kampionëve.

Haaland apo Mbappé: “Që të dy janë të mirë. Mund ta ndihmojnë ekipin dhe është normale me kualitetet që kanë. Problemi është se nesër nuk mund të më ndihmojnë…”, u shpreh Kroos. 

(Kosova Sot Online)