Giroud ia siguron fitoren e madhe Chelseat kundër Atleticos

  • A.P /
  • 23 February 2021 - 22:56
Giroud ia siguron fitoren e madhe Chelseat kundër Atleticos

Chelsea kthehet në Londër me buzëqeshje në fytyrë.

Blutë kanë arritur të marrin rezultat shumë pozitiv nga ndeshja e parë me Atletico Madridin në Ligën e Kampionëve.

90 minuta në “Wanda Metropolitano” i kanë takuar Chelseat që arriti të fitojë 0-1 dhe tani do të ketë edhe 90 minuta të zjarrta në Stamford Bridge para se të preje biletën për në çerekfinale.

Oliver Giroud në mënyrë akrobatike, e dërgoi topin në rrjetë për 0-1 në minutën e 71-të, gol që fillimisht u anulua për pozicion jashtë loje, por pas disa minutave, u konfirmua me VAR.

Sfida e kthimit do të zhvillohet me 17 mars në Londër.


(Kosova Sot Online)