Bayerni kryen punën në ndeshjen e parë, s’ka minuta për Vedat Muriqin

  • A.P /
  • 23 February 2021 - 22:59
Bayerni kryen punën në ndeshjen e parë, s’ka minuta për Vedat Muriqin

Bayern Munich tashmë mund të konsiderohet si skuadër që ka prerë biletën për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ani pse kanë mbetur edhe 90 minuta lojë, Bayerni kreu detyrën në takimin e parë me Lazion, duke triumfuar 1-4 midis Italisë, në stadiumin ‘Olimpico’.

Gjermanët e nisën ndeshjen furishëm.

Në minutën e nëntë, Robert Lewandowski zhbllokoi rezultatin duke shënuar për 0-1.

Pak minuta më vonë në atë të 24’, shënoi edhe 17-vjeçari, Jamal Musiala.

Para se skuadrat të shkojnë në pushim të pjesës së parë, Bayerni e gjeti edhe golin për 0-3, shënoi Leroy Sane në min 42’.

Me të filluar pjesa e dytë, Acerbi e dërgoi topin në portën e gabuar duke shënuar autogol për 0-4, në minutën e 47’.

Lazio e ngushtoi epërsinë menjëherë, Correa shënoi për 1-4 në minutën e 49’, por vetëm kaq, duke mos bërë më shumë deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit.

Nuk pati asnjë minutë në këtë ndeshje për Vedat Muriqin, ashtu edhe për portierin, Thomas Strakosha që ishte në stol bashkë me bashkëkombësin e tij portier, të riun, 20-vjeçarin, Marco Alia.

Tashmë Bayerni mund të konsiderohet si një skuadër që ka prerë biletën për në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

(Kosova Sot Online)