Zbulohet çfarë iu tha Zidane futbollistëve para ndeshjes me Atalantën në Champions!

  • A.P /
  • 24 February 2021 - 19:08
Zbulohet çfarë iu tha Zidane futbollistëve para ndeshjes me Atalantën në Champions!

Si gjithmonë, para çdo stërvitje, Zinedine Zidane i mbledh të gjithë futbollistët.

Këtë e bëri edhe mbrëmë, në stërvitjen e fundit para përballjes me Atalantën, ndeshje që vjen në një moment të vështirë, pasi Reali është kapluar nga lëndime të shumta.

“El Chiringuito de Jugones” ka zbuluar edhe pothuajse gjithë bisedën që Zizu e zhvilloi me futbollistët.

“Ne kemi kualitete për t’i bërë mirë gjërat. Të luajmë si gjithmonë. Nuk duhet të mendojmë në ndeshjen e kthimit, kjo është ndeshja e vetme. Nesër është ndeshja e vetme. Jemi duke punuar mirë si ekip, gjithashtu duke u mbrojtur dhe kjo është më e rëndësishmja. Pra duhet të luajmë dhe mbrohemi si ekip”, dëgjohet duke thënë Zizu.

(Kosova Sot Online)