Portieri i Elches ia kërkon fanellën Messit, befasohet nga veprimi i Leos

  • A.P /
  • 24 February 2021 - 22:08
Portieri i Elches ia kërkon fanellën Messit, befasohet nga veprimi i Leos

Edgar Badía (lojtari i Elches) ia ka kërkuar Lionel Messit fanellën në fund të ndeshjes.

Kjo ndodhi menjëherë në fund të ndeshjes ku Barça fitoi 3-0 me dy gola të Messit.

Badia në këtë rast harroi se duhet shkëmbyer fanellat, ose një lojtar si Leo ia kërkon atë atij.

Messi menjëherë i tha “por, edhe unë dua tënden”, Badía i befasuar, u përgjigj: “E doni fanellën time?”, pastaj me të qeshura në fytyrë secili vazhduan rrugën e tyre.


(Kosova Sot Online)