Reali kryen detyrën në Bergamo, Man City me një këmbë në çerekfinale

  • A.P /
  • 24 February 2021 - 23:02
Reali kryen detyrën në Bergamo, Man City me një këmbë në çerekfinale

Real Madridi e ka mundur 1-0 Atalantën në ndeshjen e parë, duke marrë fitore të madhe para sfidës së kthimit në Di Stefano. Fitore ka marrë edhe Manchester City, që e ka mundur 2-0 Borussia Monchengladbachun dhe është me një këmbë në çerekfinale.

Me një lojtar më shumë në fushë, Real Madridi ka arritur të marrë fitore të madhe në Itali, duke e mposhtur 1-0 Atalantën.

Vendasit luajtën nga minuta e 17’ me një lojtar më pak, pasi Remo Freuler u përjashtua me të kuq, pas një ndërhyrje në Ferland Mendy.

Kjo ndikoi te Atalanta që pjesën më të madhe të lojës, u desh të mbrohej nga sulmet e njëpasnjëshme të Realit, ani pse nuk kishin për këtë ndeshje lojtarë si Hazard, Benzema, Ramos, Carvajal etj.

Pas shumë tentimeve, ekipi i Zinedine Zidane arriti që të shënojë atë golin e famshëm si mysafirë në Champions League, që vlen shumë për ndeshjen e kthimit dhe në fund fitoi 1-0.

Ferland Mendy ishte ai që ia siguroi fitoren Realit me një supergol në minutën e 86’.

Sfida e kthimit do të zhvillohet në Alfredo Di Stefano me 16 mars.

(Kosova Sot Online)