Marchisio tallet me Ronaldon

  • A.P /
  • 24 February 2021 - 23:33
Marchisio tallet me Ronaldon

Ish ylli i Juventusit, Claudio Marchisio, është tallur me Cristiano Ronaldon për rekordin e tij tronditës negativ të goditjeve të dënimit me fanellën e Bianconerëve.

Ndërsa shikonte fitoren e së hënës 3-0 ndaj Crotone, në të cilën CR7 shënoi dy herë, Marchisio bëri këtë postim në “Twitter”.

“Përveç goditjeve të lira, Cristiano Ronaldo është ende i frikshëm në 25 metrat e fundit !!!”, shkroi ai.

Fituesi i “Topit të Artë” ka humbur magjinë që kishte nga goditjet e dënimit që prej transferimit në Juventus.

Ai ka shënuar vetëm një goditje të lirë te Juve, dhe që erdhi pas përpjekjes së 43-të të tij, gjatë derbit della Mole kundër Torinos në korrik 2020.

Duke marrë parasysh që trajneri i tij tani është një specialist si Andrea Pirlo, duket e çuditshme që Ronaldo në mënyrë të vazhdueshme gjuan goditjet e tij të lira në mur.


(Kosova Sot Online)