Mbytet duke notuar në liqen babai i portierit të Liverpoolit dhe Brazilit

  • S.A /
  • 25 shkurt 2021 - 09:25
Mbytet duke notuar në liqen babai i portierit të Liverpoolit dhe Brazilit

Babai i portierit të Liverpoolit, Alisson Becker, është mbytur të mërkurën duke notuar në një liqen në Brazil, njofton policia lokale.

Jose Agostinho Becker, i cili ishte 57-vjeçar, u raportua i zhdukur pak orë para se të gjendej i vdekur, pasi kishte zhdukur në një digë.

Becker ishte raportuar i zhdukur rreth orës 17:00, sipas kohës lokale, ndërsa ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit i kishin nisur kërkimet rreth orës 21:30.

Rreth dy orë më vonë, trupi i pajetë i Becker u gjet nga një mik dhe punonjës i familjes së tij.

Alisson iu bashkua Liverpoolit nga Roma më 2018 dhe u zgjodh portieri më i mirë i FIFA-s në vitin 2019. Vëllai i tij i vogël, Muriel, është portier në klubin Fluminense.

Becker kishte ndikim të fortë në Alissonin dhe Murielin derisa ata po rriteshin dhe po e ndiqnin ëndrrën për t’u bërë portierë.

Ai ishte portier amator në qytetin Rio Grande do Sul kur dy fëmijët e tij ishin të rinj.

Klubi profesional brazilian Internacional, për të cilin kanë luajtur të dy vëllezërit, shprehu ngushëllime për vdekjen e Becker.

“Lajmin për vdekjen e Jose Agostinho Becker, babai i ish-portierëve tanë Alisson dhe Muriel, e morëm me pikëllim shumë të madh”, shkroi Internacional. 

(Kosova Sot Online )