Pogba do të jetë jashtë edhe për disa javë

  • G.G /
  • 26 shkurt 2021 - 12:37
Pogba do të jetë jashtë edhe për disa javë

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka konfirmuar se Paul Pogba do të jetë jashtë edhe për disa javë për shkak të problemeve muskulore.

Ai gjithashtu foli edhe për dëmtimin e Daniel James, që e pësoi të enjten në Europa League kundër Sociedad.

Solskjaer ka dhënë edhe të reja mbi dëmtimet e Scott McTominay, Donny van de Beek dhe Edinson Cavani.

“Do të shohim”, u përgjigj norvegjezi për dëmtimin e James, derisa shtoi: “Scott, Donny, Edinson, shpresojmë të jenë të gatshëm për vikend”.

“Paul është ende jashtë për disa javë”.

(Kosova Sot Online)