Nderohet Kastrati, Dinamo Zagrebi vendos flamurin e Kosovës në festën pas kualifikimit në Evropa Ligë

  • A.P /
  • 26 February 2021 - 17:42
Nderohet Kastrati, Dinamo Zagrebi vendos flamurin e Kosovës në festën pas kualifikimit në Evropa Ligë

Dinamo Zagrebi ka arritur që të kualifikohet në mesin e 16 skuadrave më të mira në kuadër të Evropa Ligës, pasi mbrëmë mposhti rusët e Krasnodar.

Pjesë e fitores së mbrëmshme ishte edhe shqiptari i Maqedonisë, Arijan Ademi, teksa në bankinë mbeti futbollisti kosovar, Lirim Kastrati.

Mirëpo pavarësisht mungesës në fushë, Lirim Kastrati u nderua në dhomat e zhveshjes, aty ku valvitej flamuri i Kosovës, ndërsa bashkë me të edhe ai i Maqedonisë, në nder të Arijan Ademit dhe Stefan Ristovskit, që gjithashtu luajti gjithë ndeshjen.

(Kosova Sot Online)