Dy ndeshje interesante në Superligë

  • A.P /
  • 28 February 2021 - 10:41
Dy ndeshje interesante në Superligë

Sot në program do të jenë edhe dy përballje tjera në Superligën e Kosovën në basketboll.

Me fillim nga ora 17:00 Ylli dhe Rahoveci përballen mes vete në derbin e kësaj jave. Takimet mes këtyre dy skuadrave kanë qenë shumë interesante në vitet e fundit dhe kështu pritet edhe në përballjen e së dielës.

Therandasit kanë 13 fitore dhe gjashtë humbje, ndërsa Vreshtarët 12 fitore dhe tetë humbje.

Dueli i fundit i kësaj xhiro do të jetë mes Vëllaznimit dhe Pejës, i cili zhvillohet me fillim nga ora 19:00.

Kuqezinjtë hynë të motivuar pas fitores ndaj Sigal Prishtinës, kurse në përgjithësi kanë pesë fitore dhe 15 humbje, kurse pejanët 12 fitore dhe shtatë humbje.

(Kosova Sot Online)