Interi i pandalshëm ndaj Genoas, shënon Sanchez

  • A.P /
  • 28 February 2021 - 16:53
Interi i pandalshëm ndaj Genoas, shënon Sanchez

Interi e ka çuar në 3:0 epërsinë kundër Genoas, në një ndeshje të Serie A që po zhvillohet momentalisht në San Siro.

Alexis Sanchez shënoi për 3:0 për Interin në minutën e 79-të.

Sulmuesi kilian e tundi rrjetën mysafire duke e shfrytëzuar një top të kthyer, pasi Mattia Perin e priti goditjen fillestare të Romelu Lukakut.


(Kosova Sot Online)