Lacazette pritet të largohet nga Arsenali

  • S.A /
  • 02 March 2021 - 16:49
Lacazette pritet të largohet nga Arsenali

“Gunners” janë të gatshëm t’i dëgjojnë ofertat për sulmuesin francez gjatë verës që vjen

Alexandre Lacazette pritet të largohet nga Arsenali gjatë verës që vjen.

Lajmin e ka bërë të ditur portali britanik “Football London”.

“Gunners” janë të gatshëm t’i dëgjojnë ofertat për 29 vjeçarin.

Sulmuesi i rrezikshëm ka kontratë me “Topçinjtë” deri në vitin 2022.

Dhe, ai nuk e ka ndërmend ta vazhdojë atë.

Andaj, Arsenali do të jetë i detyruar ta shesë gjate verës, për të mos e humbur pa para vitin tjetër.

Roma, Monaco dhe Atletico Madridi kanë shprehur interesim në muajt e fundit për 29 vjeçarin.

Aktualisht, bashkë me Aubameyang, Lacazette e përbën një sulm të frikshëm në Arsenal.

(Kosova Sot Online )