Reagon agjenti i Salah pas asaj që ndodhi mbrëmë, a po e paralajmëron largimin?

  • S.A /
  • 05 March 2021 - 11:09
Reagon agjenti i Salah pas asaj që ndodhi mbrëmë, a po e paralajmëron largimin?

Mohamed Salah mund të jetë duke luajtur sezonin e fundit në Liverpool.

Ai nuk po kalon nëpër një formë të mirë dhe mbrëmë, në humbjen e Redsave 0-1 në shtëpi nga Chelsea, Salah u zëvendësua në minutën e 61-të.

Jurgen Klopp nuk bëri mirë, sepse Mohamed Salah nuk u pajtua me këtë zëvendësim.

Menjeherë pasa kësaj, ka reaguar edhe agjenti i futbollistit, Ramy Abbas Issa, i cili përmes ‘Twitter’, ka vendosur vetëm një pikë (.), një postim që mund të ketë shumë domethënie sa i përket të ardhmes së egjiptianit që raportohet se mund të shkojë në Madrid ose Barcelonë.

Salah këtë sezon deri më tani ka bërë 37 paraqitje në të gjitha garat, ka shënuar 24 gola.

(Kosova Sot Online )