Klopp tregon pse e zëvendësoi herët Salahun

  • S.A /
  • 05 March 2021 - 12:36
Klopp tregon pse e zëvendësoi herët Salahun

Mohamed Salah mund të jetë duke luajtur sezonin e fundit në Liverpool.

Ai nuk po kalon nëpër një formë të mirë dhe mbrëmë, në humbjen e Redsave 0-1 në shtëpi nga Chelsea, Salah u zëvendësua në minutën e 61-të.

Jurgen Klopp nuk bëri mirë, sepse Mohamed Salah nuk u pajtua me këtë zëvendësim.

Menjëherë pasa kësaj, ka reaguar edhe agjenti i futbollistit, Ramy Abbas Issa, i cili përmes ‘Twitter’, ka vendosur vetëm një pikë (.), një postim që mund të ketë shumë domethënie sa i përket të ardhmes së egjiptianit.


Por, Klopp mendon se ishte e nevojshme largimi i tij nga loja.

“Kishim nevojë për këmbë të freskëta në ato momente, pasi të tre sulmuesit titullarë kanë luajtur shumë këtë sezon. Mund të zëvendësoja këdo nga sulmuesit, por në atë moment vendosa për Salah”, u shpreh Klopp. 
(Kosova Sot Online )