Mane po i eviton penalltitë për ta ndaluar Salahun t’i shënojë ato

  • A.P /
  • 05 March 2021 - 19:01
Mane po i eviton penalltitë për ta ndaluar Salahun t’i shënojë ato

Michael Owen beson se Sadio Mane mund të kishte zgjedhur të qëndronte në këmbë kur kishte mundësinë të rrëzohej për të fituar një penallti sepse Mohamed Salah është gjuajtësi i penalltive te Liverpooli dhe jo ai.

Mane është penguar në kutinë e penalltive në të dy ndeshjet e fundit të  Liverpoolit, fitoren e fundjavës ndaj Sheffield United dhe humbjen e së enjtes ndaj Chelseat.

Në asnjërin rast ai nuk u rrëzua pas kontaktit, duke u përpjekur të arrinte topin pasi ndjeu se kishte një shans për të shënuar vetë.

Anësori i Liverpoolit kështu e humbi mundësinë për të fituar një penallti shumë të nevojshme për ekipin e tij.

“Thjesht pyes veten, dhe mund të jetë pak nga mendimet e çoroditura që më futen në kokë, Mo Salah është gjuajtësi i penalltive në këtë skuadër dhe nëse ai (Mane) mendon se po gjen një shans për të shënuar ai mendon mirë unë jam do të shënoj, nëse nuk qëndroj në këmbë, Mo Salah do të marrë një tjetër penallti. Ne i kemi parë ata të mos pasojnë te njëri-tjetri kur njëri prej tyre është në një pozitë shumë më të mirë për tjetrin” – tha Owen.

(Kosova Sot Online)