Simeone: S’e di çka mendonin ata që thoshin se ne do ta fitojmë La Ligën me 20 pikë epërsi

  • E.K /
  • 08 March 2021 - 14:39
 Simeone: S’e di çka mendonin ata që thoshin se ne do ta fitojmë La Ligën me 20 pikë epërsi

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, ka këmbëngulur se skuadrës së tij do t’i duhet të luftojë fort deri në fund për ta fituar titullin në La Liga.

Pas një serie rezultatesh të dobëta dhe pas barazimit 1:1 me Real Madridin të dielën, Atletico e humbi epërsinë e thellë ndaj rivalit të qytetit dhe Barcelonës në krye të tabelës.

Barcelona është vetëm tri pikë mbrapa Atleticos tani, ndërsa Reali vetëm pesë pikë.

“NE kemi bërë përpjekje shumë të mëdha gjatë këtij sezoni saqë të gjithë po mendonin se ne do ta fitonim ligën me 20 pikë epërsi. Nuk e di se çfarë po mendonin ata kur e thanë këtë”, tha Simeone.

“Do të jetë një rrugë e vështirë deri në fund për të gjithë. Duam të përmirësohemi nga sezoni i kaluar dhe do të shkojmë në atë vijë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)