Stadiumi i famshëm Maracana do ta marrë emrin e legjendës Pele

  • S.A /
  • 10 March 2021 - 14:18
Stadiumi i famshëm Maracana do ta marrë emrin e legjendës Pele

Deputetët e Asamblesë Legjislative të shtetit të Rio de Janeiro miratuan në emergjencë, projektligjin për ndryshimin e emrit zyrtar të stadiumit “Maracana” nga “Mário Filho” në “Edson Arantes do Nascimento – Rei Pele”. Projektligji ka nevojë të marrë miratimin e guvernatorit në detyrë, Claudio Castro, për t’u bërë ligj.

Andrè Ceciliano, një anëtar i asamblesë legjislative të Rios, deklaroi: “Mário Filho ishte një gazetar jashtëzakonisht aktiv në sektorin e sporteve. Pele ishte lojtari më i mirë i të gjitha kohërave në planet. Ai ka përfaqësuar Brazilin. Nuk kam dyshim se “Maracana” do të vazhdojë të quhet njësoj”.

(Kosova Sot Online )